Gareth Bale ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Austrisë.
Lojtari i Real Madridit, i cili shënoi dy herë në Cardiff, në fitoren 2-1, pati një deklaratë “thumbuese” ndaj mediave spanjolle, shkruan GazetaBlic Sport.
Së fundmi, Marca ka publikuar një foto të sulmuesit, në të cilën ai paraqitet në stërvitje me veshje tipike të Uellsit, me titullin: “Jo më!”.
E njëjta gazetë, në një artikull tjetër, në rastin e opinionit, e cilësoi uellsianin si “parazit”.
Ditën e djeshme, Bale u hakmor ndaj atyre që e kishin kritikuar aq shumë dhe gjatë festimeve shkoi në një nga kamerat televizive dhe tha disa fjalë. Në fund të sfidës ai u pyet për këtë gjë.
“Golat që kam shënuar nuk janë mesazhe për askënd. Do të ishte humbje kohe. Disa njerëz duhet të kenë turp nga vetja dhe të shmangin publikimin e titujve absolutisht të neveritshëm dhe poshtërues. Kam lexuar gjëra për veten time që janë të neveritshme”, tha Gareth Bale.
/GazetaBlic Sport/


