Nënkryetarja njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi e njëjta pak orë më parë shpërndau lajmin ku tha se ‘Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimit i të cilit po kundërshtohet sot është miratuar nga Qeveria Mustafa’.
Bajrami në reagimin e saj tha se Rizvanolli nuk e ka aspak të lehtë kur pas katër viteve s’ka çka tregon çka ka punu Albin Kurti dhe se të njëjtës i duhet me u kthy të koha e Isa Mustafës.
Ajo tha se e njëjta ka publikuar një të vërtetë që e di gjithë Kosova duke theksuar se ish-kryeministri Mustafa mbetet më i sukseshmi që ka patur ndonjëherë Kosova.
“Paska publikuar një të vërtetë që e di gjithë Kosova, secili qytetar i këtij vendi se vendime e punë në Republikën e Kosovës janë marrë e bërë para vitit 2021. E prej që LVV ka ardhur në pushtet nuk është punu diçka tjetër përtej tenderave në grupeve të WhatsApp-it. Ato pak vendime që i kanë marrë pasojat do t’i vuajmë edhe për dekada të tjera. Pra, paskan publiku vendimin kur është miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike të nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa, i cili pas ansjë dyshim është kryeministri më i suksesshmi që ka pasë Republika e Kosovës” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.
Ajo i drejtohet Rizvanollit duke i thënë “Po t’i kujtoj edhe disa gjëra deputete Rizvanolli sidomos ato që lidhen me Ligjin që po e apostrofoni”
“Ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë të lirë, nëse zbatohet siç duhet lufton mafien energjetike që e keni instaluar në Kosovë, për me tepër ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë para se të vendosën konsumatorët në treg të lirë. E qysh ”treg i lirë” kur vetëm KESCO shet energji? Ku po e shihni konkurrencën e lirë?
Përpos kësaj deputete, Lexo Ligjin për Energjinë Elektrike e në veçanti Nenin 37 të tij, duhesh me qënë në dijeni për interpretimin që po i bën KESCO me udhëzime të ZRRE-së këtij Neni, sepse përpos që s’ka konkurrencë, jashtëligjshëm kompanitë po përjashtohen nga shërbimi universal” shkruan Bajrami në reagimin e saj.
Reagimi i plotë:


