Lajme

Bajrami (LDK): Populli pret që Kurti ta shkarkojë ambasadorin Berishaj

02/01/2023 21:59
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka disa afera korruptive dhe që kryeministrin Albin Kurti nuk është duke vepruar.

“Për ta bërë dikush Vettingun duhet ta ketë qëllimin e mirë. Po shohim afera korruptive që janë duke u hetuar dhe qeveria do që t’i bëjë Vetting një sistemi”.

“Populli pret që Kurti dhe ministrja Gërvalla ta shkarkojnë ambasadorin në Kroaci, Martin Berishaj. Këtë nuk po e pengon asnjë gjykatës. Evidencat janë të qarta. Ai ka dhënë deklaratë të pasaktë nënë betim. Ka bërë evazion fiskal”.