Lajme

Bajrami: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës!

10/25/2025 10:12
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se gjatë këtij mandati qeverisës, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.

Bajrami tha se bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.

“Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë” shkruan Bajrami.

Deputetja e LDK-së, Bajrami, ka njoftuar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike” shrkuan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.

Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?

Mos harroni kurrë:

Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.

Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.

Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.

Por ka një lajm të mirë:

Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!