Lajme

Bajrami: Anulimi i konkursit të KEK-ut, rezultat i formimit të komisionit hetimor për energjinë

05/06/2022 19:30
nga:Genita C

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se anulimi i konkursit në KEK përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare, është rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë.

Ajo ka shkruar në Facebook se ky është vetëm hapi i parë, duke paralajmëruar se do të ketë edhe parregullsi tjera në sektorin energjetik.

“Rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë: 1. KEK anulon konkursin përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare”, ka vazhduar ajo, duke shtuar pika të tjera.

Statovci: Do të rishikohen edhe proceset paraprake të punësimeve në KEK

Deputeti i LDK-së mundohet të marr merita për anulimin e konkursit në KEK: Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat