Lajme

Deputeti i LDK-së mundohet të marr merita për anulimin e konkursit në KEK: Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat

05/06/2022 17:50
nga:Genita C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka komentuar vendimin e anulimit të konkursit për punësim në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku sipas tij meritat i ka opozita, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Mustafa thotë se opozita është duke prodhuar rezultat, teksa cek themelimin e komisionit hetimor parlamentar dhe konkursin e anuluar sot nga KEK-u.

POSTIMI I PLOTË:

Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat.
Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim.
Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e analuan konkursin.
E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Ç‘farë shkeljesh tjera do zbulohen?…

Çitaku komenton anulimin e konkursit ku u punësuan militantë të VV-së: Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar

U punësuan dhjetëra militantë të VV’së, KEK me vendim të ri: Kthen konkursin në rivlerësim