Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka publikuar në Facebook videon teksa shihet një qytetar duke u larë në liqenin e Ujmanit dhe thotë se po të mos ishte Kurti, s’do të mund të lahej aty, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se PDK-LDK-AAK-Nisma-AKR-Lista Serbe dikur ishin pajtuar që ta ndajnë Liqenin e Ujmanit me Serbinë, ndërsa tani vetëm mund të shpërndajnë video të tilla të qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
PDK-LDK-AAK-Nisma-AKR-Lista Serbe dikur ishin pajtuar që ta ndajnë (share) Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Tash mundem vetëm t’ia bëjnë ‘share’ videove të shumta të qytetarëve duke e shijuar Ujmanin.


