Lajme

Bajqinovci: Opozita e ka shëndrruar Kosovën në Çernobil

04/14/2021 18:47
nga:Gazeta Blic

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita është ajo që në raportet ndërkombëtare Kosova paraqitet si një vend i korruptuar.

Bajqinovci tha se kjo opozitë e ka sjellur Kosovën në një vendi si Cernobili, me mbi 120 gurëthyes, përcjell Gazeta Blic.

“Kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine”, ka shkruar Bajqinovci ndër tjera.

Më poshtë postimi i plotë:

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.

Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shêndrruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

LEXO EDHE:

207 raste të reja dhe 5 vdekje nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri