Lajme

Bajqinovci: LDK duhet të distancohet nga Isa Mustafa, ai e ka shkelur Kushtetutën

02/08/2023 22:21
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të distancohet nga ish-kryetari i saj, Isa Mustafa.

Bajqinovci në Debat Plus, tha se Isa Mustafa e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Tutje, ai ka thënë se edhe kryetari i tanishëm i LDK-së është i të njëjtit mendim me ish-kryetarin Mustafa.

“Del Lumir Abdixhiku, shefi i të cilit e ka shkelur Kushtetutën… Derisa po del me deklarata sikur të tij, të mos them është punëtor i tij sepse ai e ka vendosur në pushtet… U mundua me përvejdh fajin që LDK nga viti 2015, këta duhen të distancohen nga Isa Mustafa, por ky nuk distancohet nga nënshkrimi që e ka bërë”, ka thënë ai.

I ashpër me ish-kryetarin e LDK-së ka qenë edhe kolegu i Bajqinovcit, Arbër Rexhaj, i cili ka thënë se Isa Mustafa nuk ka fare kredibilitet të flasë për çështjen e Asociacionit.

“Mendoj që kredibilitetin më të vogël moral politik e ka për të folur për Asociacionin, ku është i fundit që duhet të flasë për Asociacionin”, ka thënë ai.