Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar Listën Serbe, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se LDK, PDK dhe AAK janë larguar nga mbledhja, duke u shprehur se nuk kanë pranuar të mbështesin vendimin për moscertifikimin e këtij subjekti politik.
Bajqinovci ka ironizuar duke pyetur nëse opozita do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, siç ka ndodhur shpesh herë në të kaluarën.