Lajme

Lekaj: Qeveria Kurti shpërndan 100 euro për të fshehur dështimet e saj

12/23/2024 19:06
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shpërndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, duke e quajtur atë mashtrim zgjedhor.

Ai në një përgjigje për GazetaBlic theksoi se ky vendim erdhi një ditë para faturave të energjisë që ishin pesëfishuar, të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

“Ndarja e shumës 100 euro nga Qeveria Kurti, për fëmijët dhe pensionistët është mashtrim dhe kalkulim zgjedhor ndaj qytetarëve të vendit”, tha Lekaj.

“Paradoksale dhe paftyrësi është e vërteta që kryeministri Kurti mori vendim një ditë para se tê vinin faturat e energjisë e të cilit ishin pesëfishuar, dhe janë të pa përballueshme për shumicën e familjeve kosovare të cilët kanë probleme egzistenciale të jetesës”, shtoi ai.

Lekaj e akuzoi qeverinë për dështim në katër vjet udhëheqje, duke thënë se do të ketë ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ky pushtet të paktën tani në fund duhet të ndalë demagogjinë, pasi të gjithë e dijnë që dështoi për katër vite në udhëheqje të vendit, ku dukshëm u dobësuan institucionet dhe mirëqenia e qytetarëve”.

“Ne si spektër politik besojmë që qytetarët do të bëjnë ndryshimin e qeverisjses në zgjedhjet e 9 shkurtit”, përfundon ai për GazetaBlic.