Lajme

Bahtiri për ofertën e Kurtit: Është në dorën e PDK dhe LDK a shkon vendi në zgjedhje apo jo!

04/25/2026 11:37
nga:Y I

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, tha se oferta e Kurtit për opozitën është e sinqertë dhe njerëzore.

Ai shkroi se tashmë është në dorën e PDK dhe LDK nëse vendi shkon në zgjedhje ose jo.

“Tani, për ju është edhe një ofertë publike, shumë e sinqertë, e shumë njerëzore, e cila iu dedikohet juve. Në total i keni 3 oferta dhe 3 mundësi që të propozoni kandidatët e mundshëm për President të vendit.Sot është në dorën tuaj se a shkon vendi në zgjedhje apo jo.Prandaj, apeloj tek ju, për hir të atyre që kanë dhënë jetën e tyre, gjakun e tyre për të pasur shtet dhe institucione të shtetit të Kosovës, ju kisha lut mos shkelni mbi gjakun e tyre. Dilni mbi interesat personale e partiake, dhe gjeni 3 kandidatë të mundshëm më të mirët që i ka Kosova. Përkrahjen tonë do ta keni 100%” deklaroi Bahtiri.

Reagimi i plotë: