“Ne nuk mund ta ndalojmë këtë luftë. Vetëm presidenti rus mund ta bëjë këtë”, deklaroi sot në Bundestag ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
“Është e rëndësishme të sqarojmë se cilat janë interesat tona dhe çfarë hapash mund të ndërmarrim”, shtoi ajo.
“Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë si një vend i madh evropian”, tha Baerbock.
“Reagimet e Rusisë nuk mund të parashikohen. Ne nuk e dimë se cili do të jetë hapi tjetër”, shtoi Baerbock, duke theksuar se vendimi politik i qeverisë gjermane javët e fundit ishte të mos flitej për dërgimin e armëve të rënda.


