Sporti

Bad News Eagles do të kenë edhe një ballafaqim sot, pas pak orësh përballen me Movistar Riders”

04/28/2023 08:04
nga:E K

Bad News Eagles e kanë nisur mbarë turneun në Australi “ESL Challenger Melbourne 2023” duke e mposhtur në ndeshjen e parë skuadrën Vertex.

BNE kanë arritur një sukses të madh para pak ditësh duke u kualifikuar në garën më të madhe për CSGO në Majorin që këtë vit do mbahet në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Gamerat shqiptarë në kuadër të turneut që kanë në Australi do të kenë edhe një ballafaqim sot.

Rreth orës 11:00 me kohën tonë lokale, BNE do të kenë përballë skuadrën “Movistar Riders”.

/GazetaBlic Sport/