Bad News Eagles janë mposhtur dje nga G2 Esports në ndeshjen e raundit të tretë për kualifikimet në turneut më të madh në botë të CS:GO.
“BNE” ka një seri prej 1 fitore dhe 2 humbje në 3 ballafaqimet e zhvilluara, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, kjo humbje nuk i ka shuar ëndrrat e ekipit Bad News Eagles për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major, pasi ka mbetur edhe një mundësi, atje ku sot BNE do të zhvillojë ndeshjen vendimtare.
Në orën 14:45, skuadra shqiptare do të përballet me ekipin rus, ASG. Një fitore e mundshme në këtë ndeshje, do të thoshte vetëm një fitore larg kualifikimit të madh.
GazetaBlic Sport do të ju informojë në vazhdimësi për rrjedhën e kësaj përballje.


