Sporti

Bad News Eagles mposhten nga G2 Esports, paraqitje solide e tyre ndaj skuadrës së vendit të katërt në botë

04/22/2022 11:51
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles janë mposhtur nga G2 Esports në ndeshjen e raundit të tretë për kualifikimet në turneut më të madh në botë të CS:GO.

Bad News Eagles e filluan ndeshjen mirë, duke shkuar në 2:0 në avantazh, megjithatë ekipi tjetër u këndell dhe e pati më pas në vazhdimësi avantazhin e rezultatit, shkruan GazetaBlic Sport.

G2 Esports fitoi në fund me rezultatin e pëtgjithshëm 16:10.

“BNE” tani shkon në seri prej 1 fitore dhe 2 humbje në 2 ballafaqimet e zhvilluara.

/GazetaBlic Sport/