Sporti

“Babgjyshi i futbollit”, Tahir Batatina ia shkakton humbjen e parë “babës së futbollit”, Ismet Munishit tek Gjilani

04/17/2021 16:55
nga:Mergim Rreci

Llapi ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Gjilanit në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar me rezultat 0 me 2 , shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje ku Gjilani nuk tregoi pothuajse asgjë dhe të vetmin rast e kishte me Çyrbja por që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Dy golat e fitores për skuadrën e Llapit në këtë takim i shënoi Edon Sadriu.

Ishte një fitore shumë me vlerë për skuadrën e Llapit që tashmë largohet sado pak nga zona e rrezikshme.

Kujtojmë që më herët kishte një debat mes dy trajnerëve të kësaj ndeshje, Tahir Batatinës dhe Ismet Munishit.

Derisa Munishi nëpër shumë deklarata të tij kishte thënë se është “baba i futbollit, Batatina ishte përgjigur se është “babgjyshi” i saj.

Vlen të theksohet që kjo është humbja e parë e Ismet Munishit që kur ka pranuar detyrën e trajnerit te Gjilani.

/GazetaBlic/