Armend Hasani, nga Mitrovica ka ardhur për të sjellë djalin e tij për një kontroll në klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ai në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se pritja që i është bërë është mjaft e mirë.
Hasani tha se kjo është hera e dytë që vjen për kontroll në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Jam Armend Hasani dhe vij nga Mitrovica. Kjo është hera e dytë që vij në QKUK pasi kam patur një kontroll për fëmijën.Pritja në klinikë ka qenë shumë e mirë” tha Hasani në një prononcim për “Gazeta Blic”



