Lajme

Avokati i Veselit kritika ZPS rreth dorëzimit të materialeve

07/21/2021 16:15
nga:Y I

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Nick Kaufman, ka kritikuar ashpër punën e Zyrës së Prokurorit special pranë Dhomave të Specializuara – rreth dorëzimit të materialeve dhe mundësisë që sërish të shtyhet afati për dorëzimin e tyre.

Kaufman ka thënë se prokuroria nuk po punon aspak zellshëm.

“Nuk është kjo një mënyrë e zellshme e kryerjes së punës nga ZPS, kjo është mënyrë nga paniku. Zonja Losson paraqiti faktin se ka dorëzuar shumë dokumente, por s’e ka përmendur faktin që këto i ka dërguar më 30 qershor. Unë them që kjo është një mjegullim i materialeve që e ka karakterizuar ZPS-në në kohë. Ndryshimet e afateve nuk janë të drejta. ZPS duhet ta sqarojë që masat mbrojtëse të propozuara më 3 korrik janë në kundërshtim me rregullat. Ju kërkojmë që t’ua bëni të qartë Prokurorisë që nëse ata i shkelin afatet, materialet që i dorëzojnë më vonë nuk do të pranohen. Ata po flasim për kërkesa të ndryshime të masave, çfarë janë këto, sa janë këto kërkesa, kur janë bërë? Kjo mënyrë e paqartë e kërkesave nuk është mënyra e duhur”, tha ai.