Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës me të cilin pretendohet ligjshmëria e zgjedhjeve të FFK’së të datës 6 prill pas anulimit të ankesës së Gramoz Vokrrit.
Kandidati për kryetar të FFK’së, Gramoz Vokrri kishte dërguar rastin në Gjykatë Themelore pas refuzimit të kandidaturës së tij nga ana e Federatës.
GazetaBlic Sport ka kontaktuar me avokatin e Gramoz Vokrrit, Arber Krasniqi për të komentuar refuzimin e ankesës së klientit të tij nga ana e Gjykatës Themelore.
Krasniqi ka deklaruar se nuk e ka pranuar vendimin, kurse ka thënë se nuk mund të komentojë në lidhje me rastin pasi ende nuk e kanë marrë vendimin nga Gjykata.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë vendim nga Gjykata. Pa e pranuar dhe analizuar të njëjtin vendim, nuk mund ta komentojmë”, ka thënë Krasniqi për GazetaBlic Sport.
/GazetaBlic Sport/


