Lajme

Avni Arifi: Çdo milimetër i afrimit të Kosovës me NATO është i rëndësishëm

03/25/2024 11:50
nga:Genita C

Ish-diplomati i Kosovës, Avni Arifi thotë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është udhëzim nga duhet të shkojë Kosova.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, çdo milimetër i afrimit të Kosovës me NATO është i rëndësishëm.

“Është lajm i mirë për Kosovën dhe kisha me quajt një udhëzim kah duhet të shkoj Kosova. Anëtarsimi në Nato është ndër qëllimet më strategjike që duhet të ketë cdo segment i shoqërisë Kosovare. Çdo milimetër i afrimit të Kosovës me NATO është i rëndësishëm”, tha Arifi për GazetaBlic.

Ish-diplomati: Kosova dërgon deputet vëzhgues në asamble, ata nuk ka asnjë ndikim për anëtarësim në NATO