Lajme

Avdullah Hoti njofton për vdekjen e zyrtarit të LDK-së

12/09/2021 18:58
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë, Isuf Qetaj – zyrtar i LDK-së dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes Qetaj, dhe degës së LDK-së në Gjermani.

Shkrimi i plotë nga Avdullah Hoti:

Prehu në amshim miku im, Isuf Qetaj, luftëtar i lirisë.

Ngushëllime familjes Qetaj, miqve të Isufit dhe Degës së LDK-së në Gjermani.