Lajme

Avdullah Hoti i drejtohet VV-së: Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?

06/20/2026 16:59
nga:Gazeta Blic

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të ushtrueses së detyrës ë presidentit, Albulena Haxhiu se nuk ka dëgjuar deklaratat e zyrtarëve amerikan për gazin.

Hotinka theksuar se është e çuditshme se si për “çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

“Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i deputetit Hoti:

Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.

Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.