Lajme

Avdiu: Shteti po vajton – kur vritemi në institucione të shtetit, ku mund të jemi të sigurta ne?

12/01/2022 08:34
nga:G B

Analistja Zana Avdiu ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e gruas shtatzënë që ndodhi mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a ka ndonjë vajtim nga kryeministri, presidentja, ministrja e drejtësisë, e shëndetësisë, policia e gjykatat, pasi për dorëheqje nuk bëhet fjalë.

Ajo ka thënë se kur një grua vritet në duar të shtetit, e shteti vajton, ku mund të jemi sigurta.

Postimi i saj i plotë:

Miremengjesi,

A ka ndonje vajtim nga Kryeministri, Presidentja, ministrja e drejtesise, nga Ministria e Shendetesise, nga Policia, nga Gjykatat, nga Qendra Sociale- se per doreheqje nuk bahet fjale.

Një grua u vra në duar të shtetit, e shteti veç po vajton!

Kur vritemi në institucione të shtetit, ku mund t’jemi të sigurta ne?