Një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion të parkuar në një autostradë në qytetin sudanez të Omdurman.
Si pasojë e aksidentit 16 persona mbetën të vdekur. Ndërkohë u plagpsën dhe 19 persona të tjerë.
Aobusi po shkonte për në Khartoum nga Fasher, kryeqyteti provincial i provincës Veriore Darfur, tha policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për të transportuar të plagosurit në spitalin e Omdurmanit, ndërsa të vdekurit janë dërguar në morg.
Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit.


