Lajme

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca: ZKA-ja ka rritur numrin e auditimeve

05/31/2022 11:31
nga:G B

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka raportuar të martën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se është hera e parë që po e paraqet këtë raport në këtë komision që nga marrja e mandatit të saj. “Është hera e parë që po e paraqes për këtë lloj raporti para jush pasi mandatin e kam pranuar me 12 gisht 2021. Deri në fund të 2021, Zyra Kombëtare e Auditimit ka përfunduar 131 raporte të autidimit, katër auditime më shumë se në vitin paraprak”, ka thënë ajo.