Pierre Emerick Aubameyang ishte cak i një grabitje mëngjesin e kaluar në shtëpinë e tij në Castelldefels, sipas ‘El País’.
Grabitja ndodhi në shtëpinë e futbollistit të Barçës. Hajduti u drejtua me armë dhe u përball fizikisht me një grup banditësh me katër anëtarë, të cilët u hodhën në kopshtin e shtëpisë për të kërcënuar më pas lojtarin me armë zjarri dhe shufra hekuri, përcjell GazetaBlic Sport.
Grabitja ka qenë me dhunë të madhe dhe ata kanë kërcënuar edhe gruan e futbollistit, derisa kanë arritur të hapin një kasafortë nga e cila kanë arritur të marrin disa bizhuteri.
Sipas ‘RAC 1’, Aubameyang është goditur nga një shufër hekuri në mjekër. Fatmirësisht ata janë mirë dhe kanë qëndruar gjithë natën zgjuar duke dëshmuar.
Kriminelët, të cilët flisnin italisht mes tyre, sipas disa dëshmitarëve janë larguar me një Audi A3 të bardhë dhe Policia tashmë është në kërkim të tyre.
/GazetaBlic Sport


