Pierre-Emerick Aubameyang u prezantua si përforcim të enjten dhe Barcelona përballet me Atlético Madrid të dielën, por paraqitja e sulmuesit në atë ndeshje mbetet në dyshime.
Problemi qëndron në faktin se ndeshja e fundit e Aubameyang ishte më 2 dhjetor dhe sulmuesi nuk ka ritëm konkurrues, ndaj rrezikon të lëndohet nëse luan në një ndeshje super konkurruese si ajo që pritet ndaj colchoneros, përcjell GazetaBlic Sport.
Golashënuesi ka më shumë se dy muaj pa luajtur ndeshje të tillë. Ndeshja e fundit për Arsenalin ishte kundër Manchester United, ku ai kaloi 79 minuta në fushë.
/GazetaBlic Sport/


