Sipas Diario AS, Atletico dhe trajneri Diego Simeone janë në të njëjtën linjë për të zgjatur qëndrimin e tij për një sezon tjetër, megjithëse nuk janë zhvilluar bisedime zyrtare midis dy palëve.
Simeone ndihet po aq i motivuar sa ishte në vitin e tij të parë (2012) dhe dëshiron të vazhdojë të udhëheqë projektin e Atleticos.
Atletico nuk ka fituar një titull që nga viti 2021, kur fituan La Ligën, por Simeone do të kërkojë t’i japë fund “agjerimit” këtë sezon.
Los Rojiblancos aktualisht janë pesë pikë prapa liderëve Barcelonës në tabelën e ligës.
/GazetaBlic Sport


