Sporti

Atletico Madrid triumfon ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit

05/04/2024 23:07
nga:Mergim Rreci

Atletico e Madridit hedh një tjetër hap drejt sigurimit të vendin të katërt në La Liga.

“Los Colchoneros” fituan 0-1 në fushën e Mallorcas, që ende duhet të luftojë për të siguruar mbijetesën, edhe pse duket e pamundur që Cadizi të rikuperojë një hendek prej gjashtë pikësh ndaj ishullorëve.

Skuadra e Simeones e mori shumë shpejt avantazhin me Riquelmen, që në minutën e pestë, më pas u mbrojt me fanatizëm, për të siguruar fitoren e radhës.

Titullar në fushë në radhët e Mallorcas, Vedat Muriqi, që luftoi shumë për të shkuar te goli, por e mbylli ndeshje me një karton të verdhë të marrë në minutën e 75-të.