Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e radhës.
Atletico Madrid dhe Manchester United pritet të ofrojnë një takim shumë interesant, shkruan GazetaBlic Sport.
“Wanda Metropolitana” do të jetë arena ku dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen me njëra-tjetrën. Konsiderohet si një takim i nivelizuar, atje ku nuk ka një skuadër që ka epitetin e madh të favoritit.
Këto pritet të jenë formacionet e ndeshjes së sotme.
Atletico Madrid: Oblak; Vrsaljko, Gimenez, Savic, Reinildo; Llorente, Koke, Kondogbia, Correa; Felix, Suarez.
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Shaw; McTominay, Pogba; Elanga, Fernandes, Sancho; Ronaldo.
/GazetaBlic Sport/


