Sporti

Atletico Madrid – Inter, statistikat tregojnë që të drejtuarit e Simeones nuk dorëzohen kurrë

03/13/2024 16:19
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez, Benjamin Pavard dhe Federico Dimarco kthehen në formacionin fillestar të Interit kundër Atletico Madrid në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid dhe Inter ballafaqohen në Civitas Metropolitano nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Takimi i parë kishte përfunduar me shifrat 1 me 0 për skuadrën italiane, rezultat ky që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme.

Atletico Madrid ka përmbysur dy herë një humbje në ndeshjen e parë në fazën eliminuese të Champions League. Ata kaluan Barcelonën në çerekfinalet 2015/16 pasi u mposhten 2-1 në Camp Nou falë një fitoreje 2-0 në shtëpi, dhe para kësaj e eliminuan Bayer Leverkusen një vit më parë pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen e parë.

/GazetaBlic Sport/