Sporti

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Trippier te Arsenali

01/08/2022 09:55
nga:E K

Me shitjen e Kieran Trippier te Newcastle, në një marrëveshje që solli 14 milionë euro, Atlético Madrid është në treg në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Dhe, sipas Athletic, portugezi Cedric Soares do të jetë në listën e Diego Simeone për ta zënë atë vend.

Cedric, 30 vjeç, ka qenë një zëvendësues i papërdorur në Arsenal – Takehiro Tomiyasu i Japonisë ka qenë titullar – dhe këtë sezon portugezi ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, pesë prej tyre si startues, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave angleze, negociatat po ecin, me kampionët spanjollë të interesuar për një huazim, me opsion blerjeje, në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/