Sporti

Atletico Madrid fiton ndaj Granadas të Myrto Uzunit

08/14/2023 23:35
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid e ka nisur mbarë edicionin e ri në La Liga.

‘Los Colchoneros’ kanë triumfuar me rezultat 3 me 1 ndaj Granadas, shkruan GazetaBlic Sport.

Alvaro Morata, Memphis Depay dhe Llorente shënuan për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, kurse Samu shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni luajti 90 minuta, por që nuk la gjurmë.

/GazetaBlic Sport/