Lajme

Atentati ndaj Trumpit: Autoritetet përdorën armën për identifikimin e agresorit

07/14/2024 16:59
nga:G B

Arma e përdorur në të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump të shtunën ishte një armë e llojit AR, sipas një personi të njohur me hetimin.

Autoritetet përdorën armën për  të ndihmuar në përcaktimin e identitetit të sulmuesit, pasi ai nuk kishte dokumente identifikimi, sipas burimeve të zbatimit të ligjit, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

FBI-ja e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të shtëna të shumta nga  çatia e një ndërtese  jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.