Sporti

“Ata duken si skuadra më e lehtë për të luajtur kundër tyre” – Jamie Carragher shjegon problemet e Liverpoolit

10/04/2022 17:53
nga:L J

Jamie Carragher ka pohuar se Liverpool duket si skuadra më e lehtë për të luajtur kundër tyre dhe ka shpjeguar pse ekipi i Jurgen Klopp duket kaq i hapur tani.

Në fundjavë, skuadra e Klopp humbi edhe një herë pikë, këtë herë në shtëpi kundër Brighton, që do të thotë se ata janë tashmë 11 pikë prapa Arsenalit dhe 10 pas rivalëve për titull, Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Carraghershpjegoi pse skuadra duket po aq e hapur, duke analizuar barazimin 3-3 në fundjavë.

“Unë thjesht dua ta theksoj këtë këtu, Roberto Firmino është në krye, ai ia vendos gabim një top Thiagos”, thotë legjenda e Anfield ndërsa tregon një sulm nga ana e Klopp.

“Kur humbin topin, ata janë shumë të hapur. Gjëja e Jurgen Klopp ishte se ata ishin skuadra më e vështirë për të luajtur kundër, tani ata duken si skuadra më e lehtë për të luajtur kundër”, përfundoi Carragher.

/GazetaBlic Sport