Sporti

Astrit Selmani largohet nga Hammarby, bëhet me skuadër të re

07/16/2022 13:24
nga:Mergim Rreci

Astrit Selmani largohet nga Hammarby.

Sipas informacioneve të Sportbladet, sulmuesi kosovar është vetëm disa detaje larg nga marrëveshja me skuadrën e Hapoel Beer Sheva, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari pritet të zbresë në Izrael në ditët e ardhshme për të nënshkruar kontratën.

Javën e kaluar Sportbladet zbuloi se Astrit Selmani ishte gati të shitej dhe se sulmuesi ishte ndjekur nga Leuven në Belgjikë dhe Hapoel Beer Sheva në Izrael.

Negociatat në atë kohë ishin duke u zhvilluar me të dy klubet, por tashmë vendimi është për një transferim tek Beer Sheva.

/GazetaBlic Sport/