Shqipëria sot mësoi kundërshtarët e grupit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Në shortin që u hodh në Hamburg kuqezinjtë u përzgjodhën të jenë në grupin B me kundërshtarë tejet të vështirë si: Spanja, Kroacia dhe Italia, shkruan GazetaBlic Sport.
Analisti i mirënjohur i futbollit shqiptar, Astrit Hafizi ka thënë në një prononcim të shkurtër për “GazetaBlic Sport” se ky ishte shorti më i vështirë në të cilin mund të ndodhej Shqipëria.
“Është grup i vështirë, kemi pasur mundësinë që të kishim një short më të mirë, ndoshta te grupi i Belgjikës apo te i Portugalisë do kishim ndonjë mundësi, por e kemi të vështirë. Ky ishte grupi më i vështirë, më vështirë se kaq nuk mund të kishte“, tha Hafizi.
/GazetaBlic Sport/


