Sporti

Astrit Fazliu: Goli i hershëm i Ludogoretsit ishte faktor kyç i ndeshjes, pres që Ballkani të bëjë shumë në Europë

07/23/2023 21:53
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur kosovar, Astrit Fazliu ka theksuar se goli i hershëm i pranuar i Ballkanit në Bullgari ishte faktor kyç i eliminimit të ekipit kosovar nga kualifikueset e Champions League.

Fazliu thotë se skuadra e Ballkanit do të luante ndryshe nëse nuk do ta pranonte golin e hershëm, shkruan GazetaBlic Sport.

“Momenti kryesor i asaj ndeshjes ishte goli i hershëm. Po mos të shënohej ai gol, Ludogorets do ta kishte shumë më të vështirë. Pas golit të pranuar, Ballkani ra pak nga loja, megjithatë Ballkani ka treguar që është ekip i madh.

“Pres që të bëjë shumë në Europë sivjet, pse jo të futet sërish në grupe”, tha Fazliu për VAR Show.

/GazetaBlic Sport