Lajme

Ekstradohet një i dyshuar nga Kosova për në SHBA

11/19/2026 08:29
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

Ekstradimi u realizua më 19 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari iu dorëzua autoriteteve amerikane, përkatësisht njësisë U.S. Marshals, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.