Sporti

Assana Diatta, transferimi i qëlluar i Malishevës | Sulmuesi shkëlqen në ndeshjen vendimtare të ekipit

04/20/2026 12:36
nga:L J

Assana Diatta, sulmuesi nga Senegali erdhi në Kosovë këtë sezon, si një emër i panjohur, por shpejt la gjurmë në futbollin tonë, falë paraqitjeve të tij të mira me ekipin e Malishevës.

Një nga transferimet e para të Sami Borocit si drejtor sportiv tek Malisheva, ishte Diatta, sulmues ky që po del të jetë jashtëzakonisht i mirë këtë stinor në Superligën e Kosovës.

Dje, Diatta zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse ndaj Ballkanit në fitoren 4-2, ku realizoi një gol dhe fitoi një penallti, dhe së bashku me Etnik Brrutin, ishin faktorët kyç të rikthimit të rezultatit nga 0-1 në 4-2.

26 vjeçari ka shënuar gjashtë gola këtë sezon ndaj Gjilanit, Drenicës, Prishtinës së Re, Ballkanit e Ferizajt, teksa ka edhe tre asistime.

Ai poashtu realizoi dy gola në Kupën e Kosovës ndaj Trepçës 89′ dhe një asistim ndaj Llapit.

Diatta me formën e tij të mirë deri tani ka ndihmuar Malieshevën të mbajë gjallë shpresat për një vend në Europë.

/GazetaBlic Sport