Lajme

Asnjë i vdekur, 18 qytetarë të infektuar me Covid

10/21/2021 14:59
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh sa i përket gjendjes më COVID 19.

Sipas tyre nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përderisa janë infektuar me virus 18 qytetarë.

Raporti i plotë:

21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 510.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Rekord vdekjesh dhe infektimesh të reja në Kroaci