Lajme

Asistenti i Rexhep Selimit i kërkon Hisen Berishës t’i publikoj emrat e personave të cilët kanë kërkuar garanci nga ato shtete

05/04/2021 20:29
nga:Q R

Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, i ka reaguar ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i cili ka thënë se disa shtete të botës kanë dhënë garanci ndaj Gjykatës Speciale, për t’u mbrojtur në heshtje ish-krerët e UÇK-së, shkruan Gazeta Blic.

Ai i drejtohet, Hisen Berishës, duke i thënë që të mos manipuloj me opinionin publik, por, sipas tij, t’i publikoj emrat se cilët persona kanë kërkuar garanci nga ato shtete.

“Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ti Hisen Berisha

Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion!

Pergjigju, pergjigju drejt e mos manipulo ma!

LEXO EDHE:

Drejtori i VV’së në Komunën e Podujevës i reagon Gërvallës pas deklaratës për krime lufte: Ne kemi luftuar për lirinë tonë