Sporti

‘Asgjë nuk është vendosur’, Sergio Aguero mbështet Man Cityn për të mbajtur gjallë garën për titull të Premierligës

03/19/2026 20:58
nga:L J

Legjenda e Man Cityt, Sergio Aguero, beson në aftësinë e ekipit të tij për të qëndruar të paktën në garën për titullin e Premier Ligës deri në fund, pavarësisht një diference prej nëntë pikësh nga Arsenali.

“Pse jo? Sigurisht, është e vështirë. Por ishte gjithashtu e vështirë në vitin 2012 dhe të gjithë e dimë se si përfundo,” tha Aguero për City Xtra.

“Këto janë momente të ndryshme, por ajo që dua të them është se në Premier Ligë asgjë nuk vendoset deri në fund.”

Në vitin 2012, Man United ishte 8 pikë përpara Man Cityt me gjashtë ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Megjithatë, City fitoi titullin, me Agueron që shënoi golin vendimtar në minutën 93:20 të ndeshjes së fundit kundër QPR-së.

/GazetaBlic Sport