Lajme

“Asë, shtepiak, duhët”, vendimi skandaloz me dhjetra gabime drejtshkrimore i drejtorit të Shkollës Fillore “28 Nëntori” në Brodosanë

12/19/2021 00:04
nga:M K

Vazhdojnë gabimet e shumta drejtshkrimore në vendimet e institucioneve.

Së fundi, një të tillë e ka bërë edhe drejtori i shkollës fillore “28 Nëntori” në Brodosanë, komuna e Dragashit, përcjell GazetaBlic.

“Asë” në vend të as, “shtepiak” në vend të shtëpiak dhe “duhët” në vend të duhet janë disa prej gabimeve elementare, që dëshmojnë sërish se jo më kot jemi ku jemi në renditjen e Pisas.

Më poshtë edhe vendimi skandaloz me shumë gabime, i siguruar nga portali GazetaBlic.

/GazetaBlic/