Sporti

Arteta për Gabriel Jesus: Lojërat e mëdha janë për lojtarët e mëdhenj

10/25/2023 09:52
nga:Lorik J

Mikel Arteta tha se ishte i kënaqur me përgjigjen e Arsenalit në fitoren ndaj Sevillas 2-1.

Me këtë sukses, “topçinjtë” kryesojnë grupin B të Ligës së Kampionëve. Gabriel Jesus ishte lojtari i ndeshjes pasi shënoi një gol dhe asistoi, por u dëmtua 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

“Rezultati kundër Lens na vuri në një pozitë të vështirë dhe skuadra duhej të reagonte. Ne kishim ndeshje shumë të vështira ku ekipi duhej të luante dhe të përballej me fatkeqësitë e disa nga dëmtimeve,” tha fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Ekipi është kaq i gatshëm që të paktën të përpiqet të japë më të mirën e tyre, edhe nëse ne nuk arrijmë të jemi më të mirët gjatë gjithë kohës.”

“Ndeshjet e mëdha janë për lojtarë të mëdhenj. Fatkeqësisht Jesus ndjeu një lëndim. Le të shohim. Ai menjëherë kërkoi të zëvendësohej, gjë që nuk është një lajm i mirë sepse Gabi nuk është një lojtar që e bën këtë. Kështu që duhet të pres”, shtoi Arteta.

/GazetaBlic Sport