Sporti

Arteta pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Jemi të zhgënjyer – nuk mund të gjej fjalët e duhura

04/17/2024 23:36
nga:Lorik J

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i dëshpëruar pas disfatës nga Bayerni, që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Arteta ka deklaruar se janë të zhgënjyer, por ka shtuar se duhet të vazhdohet të mbështetet skuadra.

“Jemi të zhgënjyer. Nuk mund të gjej fjalët e duhura. Është momenti për të qëndruar pranë lojtarëve dhe për të mbështetur, sepse ata janë ata që na kanë çuar në këtë rrugë”, ka thënë Arteta.

Arsenali u eliminua sot pasi u mposht në ndeshjen e kthimit nga Bayerni me rezultat minimal 1:0.