Sporti

Arteta: Partey është në dispozicion për nesër, Gabriel Jesus gjithnjë e më afër rikthimit

02/24/2023 22:07
nga:E K

Mikel Arteta zbuloi se Thomas Partey mund të jetë sërish një opsion në ndeshjen e së shtunës kundër Leicester.

Trajneri i Arsenalit ka bërë të ditur gjithashtu se sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus është gjithnjë e më afër rikthimit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk do të kemi shumë ndryshime. Natyrisht ne kemi çështjen e Thomas Partey. Ai nuk ka bërë shumë stërvitje, por mund të jetë në dispozicion. Të shohim si do të jetë në stërvitje nesër. Rikthimi i tij është një lajm i mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe na ka munguar në ndeshjet e fundit. Shpresoj që ai të jetë në dispozicion”, tha tekniku në një konferencë për shtyp.

Gabriel Jesus është gjithashtu pranë kthimit, pasi u dëmtua në gju gjatë Kupës së Botës.

“Ai po përparon shumë mirë. Ai ka punuar gjithnjë e më shumë në fushë. Gjuri i tij po reagon mirë kështu që është shumë pozitive. Ai dëshiron të kthehet sa më shpejt, por ne duhet të respektojmë kohën e rikuperimit të dhënë nga mjekët dhe specialistët. Megjithatë, Gabriel Jesus me të vërtetë po jep gjithçka për t’u rikthyer“, tha spanjolli.

/GazetaBlic Sport.