Mikel Arteta beson se Arsenali është “rritur” dhe “pjekur” pasi skuadra e tij fitoi me përmbysje ndaj Fulhamit – duke zgjatur fillimin e tyre të përsosur të sezonit.
Arsenal fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Fulhamit, për të shkuar në kuotën e 12 pikëve pas 4 ndeshjeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Në sezonin e fundit të Premierligës, Arsenali fitoi vetëm njëherë me përmbysje, por “Topçinjtë” treguan gjakftohtësi ndaj Fulhamit, duke fituar edhe lëvdatat e Artetas.
“Ne jemi rritur, kemi më shumë alternativa, mendoj se jemi pjekur gjithashtu”, tha shefi i Arsenalit.
“Të luash para këtyre tifozëve të ndihmon, sepse ata po të shtyjnë dhe më pas ka të bëjë me besimin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


