Lajme

Artan Behrami: ‘Albin Kurti sot u dorëzua, dielli do të lindë përsëri’

10/26/2025 16:27
nga:Y I

Pas dështimit të Kurtit për të formuar sot Qeverinë ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Behrami tha se sot, Albin Kurt, u dorëzua.

Ai theksoi se ‘sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur’.

“Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.Ky mur ka filluar të shembet! Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur” shkruan Behrami raporton “Gazeta Blic”.

“Por, dielli po lind përsëri” përfundon shkrimin deputeti i PDK-së.

Reagimi i plotë:

Tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike.

Albin Kurti sot u dorëzua!

Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur!

Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.

Ky mur ka filluar të shembet!

Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur!

Por, dielli po lind përsëri!